'Më zinte paniku', Lady Gaga rrëfen vështirësitë që ndeshi gjatë xhirimeve të filmit të ri

'Më zinte paniku', Lady Gaga rrëfen vështirësitë që ndeshi gjatë xhirimeve të filmit të ri

17:48, 03/11/2021
A+ Aa A-

Lady Gaga është një nga emrat më të përfolur të botës së muzikës në mbarë botën dhe çdo gjë që ka lidhje me të ka interes të madh. Në daljet publike, ajo befason me dukjen e saj dhe jo vetëm.

Së fundmi ajo ka pozuar për “British Vogue” ku dhe foli për filmin e saj të ri “House of Gucci”. Artistja u shpreh se hyri aq thellë në rol sa përjetoi disa vështirësi psikologjike në fund të xhirimeve.

Kam pasur disa vështirësi psikologjike gjatë përfundimit të filmit. Unë jetoja dhe flisja si Reggiani në dhomën time të hotelit. Unë jetoja dhe flisja si ajo në xhirime. Mbaj mend që një ditë shkova për shëtitje në Itali me një kapele. Kisha rreth dy muaj që nuk ecja fare dhe më zinte paniku. Mendova se isha në xhirimet e filmit.

Kam tre vjet që kam filluar të punoj për rolin. Unë do të jem e sinqertë dhe transparente. Kam jetuar si Reggiani për një vit e gjysmë. Kam folur me theks për nëntë muaj. Nuk e kam ndalur kurrë këtë gjë edhe kur kamerat janë fikur”, tha Lady Gaga.

Më herët ajo i ka tronditur të gjithë teksa ka deklaruar një ngjarje të vështirë në lidhje me jetën e saj personale.

Në një bisedë me Oprah Winefry, e ftuar në “The Me You Can’t See”, këngëtarja ka rrëfyer se është dhunuar seksualisht në moshën 19-vjeçare nga një producent dhe ka mbetur shtatzënë. Më tej, ai e ka braktisur dhe e ka lënë në rrugë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco