Romina Power rrëfen dashurinë e saj të parë kur ishte vetëm 16 vjeç

Romina Power rrëfen dashurinë e saj të parë kur ishte vetëm 16 vjeç

07:42, 03/11/2021
A+ Aa A-

Për publikun, dashuria mes Romina Power dhe Albano Carrisit është një përrallë e përjetshme, mes ullinjve dhe fermave.

 Megjithatë, pak e dinë se këngëtarja mund të bëhej një princeshë. 

Dashuria e saj e parë ishte në fakt princi zviceran Stash Klossowki de Rola.

 “Ishim të rinj dhe të shkujdesur. Në një moment menduam edhe të martoheshim”, ka treguar ajo për të përjavshmen “Dipiù”.

Në atë kohë, Power ishte vetëm 16 vjeç dhe Stash 25, por për të dy ishte një pasion i jashtëzakonshëm:

"Kemi shpenzuar shumë kohë vetëm, mbrëmje romantike në të cilat ëndërronim një të ardhme së bashku. Bëmë plane, në një moment menduam të martoheshim".

Prej 30 vitesh të dy nuk kanë dëgjuar për njëri-tjetrin, por Stash ka rifilluar kontaktet me Rominën pas zhdukjes së vajzës së tij Ylenia. 

Tani ata janë miq të mirë dhe vitet e fundit ai ka qenë pranë saj në momentet më të vështira, kur vdiq nëna Linda dhe motra e saj Taryn shkruan tg.com

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco