Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Skandalet dhe arti i manipulimit të publikut. Flet për Syri Tv Andi Bushati

Georgina ka postuar një foto nga takimi i radhës me mjekun,  komenti i Ronaldos rekord pëlqimesh

Georgina ka postuar një foto nga takimi i radhës me mjekun, komenti i Ronaldos rekord pëlqimesh

16:32, 02/11/2021
A+ Aa A-

Georgina Rodriguez, e dashura e Cristiano Ronaldos ka postuar një foto nga ekografia dhe në më pak se 24 orë ka marrë më shumë se tre milionë reagime në rrjetin social Instagram.

Georgina, atraktive, 27 vjeç, së fundmi ka njoftuar se ka tre muaj që është shtatzënë dhe është në pritje të binjakëve me yllin e Manchester United, ndërsa tani ka postuar një foto nga zyra e mjekut.

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez janë në pritje të binjakëve: Zemrat tona janë plot dashuri

“E padurueshme”, shkroi Georgina në një përshkrim të fotos dhe postimi mori 3 milionë reagime të pabesueshme në më pak se 24 orë.

Ronaldo gjithashtu iu përgjigj komenteve dhe postoi një emoticon lutjeje dhe komenti i tij mblodhi më shumë se 10,000 reagime në më pak se 24 orë.

Ronaldo, 36 vjeç, tashmë është baba i katër fëmijëve, tre prej të cilëve sollën në jetë dy nëna surrogate.

"Kemi kënaqësinë t'ju njoftojmë se presim binjakë. Zemrat tona janë plot dashuri, mezi presim t'ju takojmë," shkruan Ronaldo dhe Georgina kur njoftuan se ishin në pritje të binjakëve.

Ronaldo pranoi në vitin 2017 se donte shtatë fëmijë, ndërsa Georgina tha vitin e kaluar: "Dëshira ime për mëmësinë është më e fortë se çdo gjë. Shpresoj të kem më shumë fëmijë".

Kujtojmë, asi portugez u takua me Georginën në vitin 2016 kur ajo punonte në dyqanin Gucci në Madrid.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco