Dua Lipa 'thyen' një tjetër rekord historik

Dua Lipa 'thyen' një tjetër rekord historik

16:14, 02/11/2021
A+ Aa A-

Dua Lipa vazhdon të shënojë suksese të padiskutueshme, që çdo artiste do i lakmonte.

Arritja e saj e radhës ka të bëjë pikërisht me hitin e saj, “Levitating” që po qëndron në “Top 10” të top-listës “Billboard Hot 100” edhe këtë javë.

Në këtë mënyrë ajo ka thyer rekord duke u bërë artistja e vetme femër që qëndron kaq gjatë në këtë listë, gjithsej 41 javë.

“Levitating” është një projekt në bashkëpunim me DaBaby, që është publikuar në tetor të vitit të kaluar dhe po korr një sukses të jashtëzakonshëm.

Ashtu siç e kemi parë gjatë gjithë kësaj kohe, sukseset e Duas nuk kanë të numëruar.

Më herët, ajo ka shënuar arritjen e radhës me këngën e saj të fundit “Cold Heart” që e solli në bashkëpunim me legjendën e muzikës, Elton John.

Mjaft e lumtur për këtë, Dua ka bërë një postim në Instagram, ku shprehu gjithë gëzimin që i kishte dhuruar ky sukses.

“Numër 1 në Britani – Cold Heart me Elton John. Të ndaj këtë moment me heroin tim muzikor dhe mikun e dashur do të thotë gjithçka për mua !! Çfarë dite dhe udhëtimi magjik ka qenë ky. Faleminderit dhe ju dua”, ka shkruar Dua në postimin e saj në rrjetin social “Instagram”. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco