Fansat nuk heqin dorë: Adrola Dushi dhe Capital T janë fejuar

Fansat nuk heqin dorë: Adrola Dushi dhe Capital T janë fejuar

16:13, 02/11/2021
A+ Aa A-

Capital T është përfolur prej kohësh se është në një lidhje me modelen Adrola Dushi.

Gjithçka nisi pasi Adrola mori pjesë në një nga klipet e reperit.

Megjithëse e kanë mohuar romancën mes tyre, postimet që janë bërë në rrjete sociale kanë hedhur më shumë dyshime mbi raportin e tyre.

Së fundmi, reperi është përballur me një situatë tjetër që lidhet me Adrolën.

Ai ka publikuar një foto ku shihet me Adrolën krahas këngës “C’est la vie”.

Shumë fansa nisën ta urojnë për një fejesë me bukuroshen shqiptare, gjë që solli dhe reagimin e tij.

Pas komenteve të shumta, reperi shpjegoi se ka qenë stafi i tij i cili ka postuar këtë imazh për të rikthyer këngën.

“Kur të fejohem në të vërtetë më bëni urime. Kjo fotografi u postua nga stafi im të cilët e menaxhojnë faqen time. Ju faleminderit.”, tha ai. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Alket02/11/2021 17:07

Na plasi kollomoqi

Shto koment

Denonco