Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

Shumë vite më pas rrëfehet producenti i 'Sulejmanit të Madhërishëm’ për largimin e 'Hyremit' nga seriali

Shumë vite më pas rrëfehet producenti i 'Sulejmanit të Madhërishëm’ për largimin e 'Hyremit' nga seriali

13:53, 02/11/2021
A+ Aa A-

Meryem Uzerli e cila u bë e njohur dhe në vendin tonë me personazhin e 'Hyremit' tek seriali ‘Sulejmani i Madhërishëm’ i cili u transmetuar ndërmjet viteve 2011-2014 ,ndërpreu pjesmarrjen e saj në mes të këtij seriali.

Aktorja e cila u largua me nxitim e la në një situatë të vështirë ekipin e serialit.

Por sot disa vite më pas Timur Savci producenti i ‘Sulejmanit të madhërishëm’ ka folur për Uzerlin.

Timur Savcı , i cili ishte i ftuar në programin "School of Life" të Simge Fistikoğlu në YouTube , e interpretoi largimin e aktores nga seriali si mosrespekt  për të gjithë ekipin.

Producenti u shpreh:

"Ishte surprizë për mua që Meri u largua nga emisioni. Unë kam gjakftohtësinë e një vrasësi serial në këto situata. Ndërhyri vëllai i madh i Meryem, u përpoqën të ndërhynin të tjerët që ajo të kthehej, por unë thashë "mbaroi". Nuk ka kthim më për të në serial’.

Lajmi që ‘Hyrrem’ u largua nga seriali u publikua më 23 maj 2013.

Në lajmet e publikuara thuhej se Meryem u largua për shkak të stresit në punë, aktorja u tha se vuante nga 'sindroma e Burnout' i i cili  shkaktohet nga stresi në punë, krijon gjendje lodhjeje fizike, emocionale ose mendore, duke ndikuar dukshëm në vetëbesim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco