Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Ajo çfarë ne nuk shohim/ Anna rrëfen prapaskenat me Arditin...

Ajo çfarë ne nuk shohim/ Anna rrëfen prapaskenat me Arditin...

11:22, 02/11/2021
A+ Aa A-

Vajza e Ardit GJebreas, Anna ka shënuar një sukses duke u shpallur fituese e “Junor Fest” në RTSH.

Me marrjen e këtij çmimi kaq prestigjioz, Anna pritet të përfaqësojë Shqipërinë në “Junior Eurovision Song Contest 2021” që do të mbahet në Paris, më 19 dhejtor të këtij viti.

 

Së fundmi, ajo ka qenë tek “Rudina”, për të folur rreth kësaj eksperience, por edhe për të treguar më shumë rreth prapaskenave të xhirimeve të këngës së saj.

“Do them të vërtetën mami nuk ishte problem fare, babi arriti një pjesë që duhet t’i thosha regjisorit ma hiq babin se po më bën stres. Te skena që është djali ku unë i hedh librat, babi nuk e pëlqeu se si po e bëja unë por ma tha aq shumë herë sa po më bënte presion psikologjik. Ndaj u detyrova ti thosha regjisorit të lutem ma hiq babin, nuk e di çfarë bëri por ja doli”, ka thënë Anna duke qeshur.

 

Ndër të tjera, ajo shtoi se Arditi ka qenë një përkrahje e madhe drejt suksesit të saj.

Kujtojmë se në lidhje me këtë sukses të së bijës, një reagim ka dhënë më herët dhe vetë Arditi, i cili ka ri-publikuar në “Instagram”-in e tij një postim të Anës, e cila shihet teksa mban në duar çmimin fitues të festivalit.

 

“Nuk mund ta shpjegoj me të vërtetë se çfarë ndjeva kur emri im u shpall fitues i Junior Fest në Shqipëri sonte. Unë jam me të vërtetë i lumtur të përfaqësoj vendin tim në Junior Eurovision Song Contest 2021 dhe do të bëj çmos! Faleminderit Zotit! Faleminderit RTSH për këtë mundësi”, ka shkruar ajo.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco