Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Përplasja e ashpër e Ilir Metës dhe SPAK

Aktori Jason Momoa infektohet me COVID-19, fillon karantinën në shtëpinë e tij në Londër

Aktori Jason Momoa infektohet me COVID-19, fillon karantinën në shtëpinë e tij në Londër

10:20, 02/11/2021
A+ Aa A-

Jason Momoa doli publikisht dhe konfirmoi se ka rezultuar pozitiv me COVID-19, dhe aktualisht është duke qëndruar në izolim në shtëpinë e tij në Mbretërinë e Bashkuar.

Superylli i Hollywood, 42 vjeç, fillimisht e bëri të ditur lajmin në një video që postoi në “InstaStory”.

 

Momoa, i cili ka xhiruar “Aquaman And The Lost Kingdom” që nga qershori, sugjeroi se ai mund të jetë infektuar me virusin kur mori pjesë në premierën e filmit epik fantastiko-shkencor “Dune”, në të cilin ai luan rolin e Duncan Idaho, shkruan DailyMail.

Momoa zbuloi se ai ka qenë në izolim me skateboardistin profesionist, Erik Ellington.

 

“Unë u infektova me COVID menjëherë pas premierës”, tha Momoa në video, e cila filloi me Ellington duke bërë një kërcim me skateboard brenda shtëpisë.

Aktori la të kuptohet se është e vështirë të thuash saktësisht se ku dhe kur u infektua.

 

“Ka shumë njerëz që kam takuar në Angli, dhe kush e di. Sido që të jetë, unë jam mirë dhe ju falënderoj për shqetësimin dhe dashurinë tuaj”, shtoi Momoa.

Ai vazhdoi të tregojë se ka vendosur kampin në shtëpinë e tij dhe se ai ka disa gjëra shumë interesante që po realizon, por për fat të keq nuk mund të largohet nga shtëpia’.

 

Pasi u mënjanua përkohësisht nga xhirimet, Momoa thuhet se është në karantinë në një rezidencë me tetë dhoma gjumi, 11 banja me vlerë 20 milionë funte në Londrën Veriore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco