U hodh në gjyq për incident me producentin, reagon Fero

U hodh në gjyq për incident me producentin, reagon Fero

09:58, 02/11/2021
A+ Aa A-

Reperi shqiptar, Feronit Shabani, i njohur si Fero, pas mbajtjes për 48 orë ka treguar versionin e tij për incidentin e ndodhur me menaxherin dhe producentin e njohur, Jetmir Agaj.

Duke qenë se ngjarja e tyre bëri bujë të madhe rreth dy ditë më parë, ai ka zbuluar se bëhet fjalë për çështje beat e instrumentale të këngëve.

 

Artisti nga Gjilani ka treguar një kontratë të qershorit të vitit të kaluar ku dy palët janë pajtuar që të këmbejnë ‘beat’-at’, në cilësinë e dhuratë-dhënësit dhe Fero në atë të dhuratë-marrësit.

“Kontratë për faljen e ‘beat’-ve Çelik Lipa, Feronit Shabani. Palët kontraktuese kanë arritur marrëveshje që t’i përdorë për interesat e tij artistike apo kompanisë së tij pa asnjë kufizim”.

 

Kur nuk iu ka njohur as mëhalla e juaj, kur nuk iu ka njohur askush kur iu kam ndihmuar me arrit e që të vijnë artistë tek ju se ju kanë parë që keni me punuar, edhe me qenë mosmirënjohës. Edhe shumë letra të tjera. Ju jeni shumë borxh, edhe një kontratë tjetër. Ju jeni në borxh te unë”, ka thënë ai.

 

Fero është liruar përkohësisht, por gjyqi i tij do të vazhdoj ende.

Kujtojmë se mamaja e vajzës së tij, Arbenita e ka mbështetur publikisht:

 

“Njerëzit gjithmonë do flasin budallallëqe. Media është e shtirur. Sa keq që kemi lindur në një shoqëri që nuk na meriton. Të urrejnë se je real dhe me zemër të madhe. Unë të njoh ty dhe e di që do vrisnin për të parë të rrëzohesh. Një mbretëreshë do e mbrojë gjithmonë mbretin e saj. Ata bëjnë plane, por Zoti është planifikuesi më i mirë. Shihemi së shpejti zemër le ti vrasim ata që na urrejnë me sukses”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco