‘Mendoja se isha...’/ Këngëtari i famshëm flet publikisht për orientimin e tij seksual: Kam një anë femërore

‘Mendoja se isha...’/ Këngëtari i famshëm flet publikisht për orientimin e tij seksual: Kam një anë femërore

09:37, 02/11/2021
A+ Aa A-

Këngëtari i famshëm, Ed Sheeran, ka zbuluar së fundmi se disa kohë më parë ka menduar se ishte homoseksual. Kjo për shkak se kishte dyshime pë orientimin e tij seksual.

Kujtojmë se artisti është i martuar me një vajzë, të cilën e ka njohur që nga fëmijëria, Cherry Seaborn. Madje çifti është prindër i një vajze, e cila quhet Lyra dhe është 15-muajshe.

 

“The Independent” shkruan se Ed Sheeran pranoi se më parë ishte i bindur se tërhiqej seksualisht më shumë nga meshkujt, pasi i pëlqenin të ashtuquajturat ‘aktivitete femërore’, siç janë ndjekja e muzikaleve dhe dëgjimi i muzikës pop.

 

“Unë kam një anë femërore deri në atë pikë sa kur isha fëmijë, për pak mendova se isha homoseksual. Patjetër që e kam një anë të madhe femërore. Unë e dua teatrin muzikor, e dua muzikën pop, e dua Britney Spears. Ana ime mashkullore ndoshta del në pah kur konsumoj birrë dhe ndjek futbollin. Unë nuk jam ai djali që pëlqen makinat. Më pëlqen të kem një makinë të bukur, por nuk jam djalë makinash", ka thënë këngëtari i famshëm në podkastin holandez "Man".

 

Kjo është hera e parë që Ed Sheeran ka zbuluar publikisht dyshimet që ka pasur më parë për orientimin e tij seksual. Gjatë bisedës, Ed dha edhe një këshillë për krijimin e një familjeje.

Ai u tha drejtuesve të podkastit që të mos prisnin shumë gjatë për t’u bërë prindër, pasi ai dhe Cherry kaluan shumë vështirësi derisa më në fund partnerja e tij mbeti shtatzënë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco