Kinematografia turke në zi/ Ndërron jetë aktorja e njohur dhe për publikun shqiptar

Kinematografia turke në zi/ Ndërron jetë aktorja e njohur dhe për publikun shqiptar

08:45, 02/11/2021
A+ Aa A-

Ka ndërruar jetë në moshën 56 vjeçare aktorja e njohur turke dhe për publikun shqiptar , Semra Dinçer.

Mediat turke shkruanin se aktorja vuante prej vitesh nga kanceri në mushkëri.

Ishte këngëtari i njohur turk Haluk Levent i cili e bëri të ditur lajmin e hidhur përmes rrjeteve socaile.

‘ Ne sapo humbën aktoren Semra Dinçer. Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen dhe të dashurit e saj’ shkruan në postim këngëtari turk.

 Semra Dinçer ka lindur në vitin 1965 në Ankara.

Ajo e filloi karrierën e aktrimit në vitin 1980 në Ankara Art House.

Dinçer ka luajtur në 42 filma dhe seriale, më i fundit ishte Nusja nga Stambolli, që është transmetuar dhe në vendin tonë.

Dinçer u bë e njohur për publikun shqiptar për interpretimin e saj në serialin Kuzey Güney.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco