Pasi u tha se është ndarë, këngëtarja shqiptare zbulon ç’po ndodh me martesën e saj

Pasi u tha se është ndarë, këngëtarja shqiptare zbulon ç’po ndodh me martesën e saj

19:57, 01/11/2021
A+ Aa A-

Linda Halimi jeton prej vitesh në SHBA, ku dhe ka krijuar familje me Big D, me të cilin ka dhe një vajzë.

Krahas komenteve raciste për shkak të martesës me një burrë me ngjyrë, këngëtarja shqiptare e gjeti veten kohët e fundit temë kryesore e mediave rozë pasi u përfol se është ndarë.

Mungesa e fotove krah bashkëshortit kanë bërë që ndjekësit e saj të dyshojnë se ka një krizë ose një ndarje të mundshme mes tyre.

Megjithëse, dhe më parë këngëtarja iu është përgjigjur këtyre spekulimeve në mënyrë të tërthortë, së fundmi ajo u ka dhënë fund njëherë e mirë.

Halimi ka publikuar një foto të partnerit duke i shprehur publikisht dashurinë. ’My everything, forever’’, ka shkruar Linda krahas fotos.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco