Mauro Icardi fshin profilin e tij në Instagram, pas ngjarjeve të fundit me bashkëshorten e tij

Mauro Icardi fshin profilin e tij në Instagram, pas ngjarjeve të fundit me bashkëshorten e tij

18:21, 01/11/2021
A+ Aa A-

Ata bënë bujë të madhe disa ditë më parë me ndarjen e po ashtu edhe me ribashkimin e tyre.

Bëhet fjalë për futbollistin Mauro Icardi dhe partneren e tij, Wanda Nara, gjë që kjo e fundit e akuzoi sulmuesin argjentinas për një tradhti të mundshme me modelen, China Suarez.

Sidoqoftë, çifti bënë paqe ndërmjet vete dhe duket se çdo gjë është rikthyer në normalitet.

Megjithatë, në një tjetër veprim të çuditshëm, Icardi ka fshirë llogarinë e tij në Instagram dhe askush nuk e di se përse.

Të shtunën, të gjitha fotot e yllit argjentinas u fshinë dhe më pas i gjithë profili i tij u zhduk nga rrjetet sociale.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco