Betejë ligjore për fëmijën? Ç’po ndodh me Zayn Malik dhe Gigi Hadid?

Betejë ligjore për fëmijën? Ç’po ndodh me Zayn Malik dhe Gigi Hadid?

18:05, 01/11/2021
A+ Aa A-

Këngëtari anglez me origjinë nga Pakistani, Zayn Malik është zotuar të bëjë gjithçka që mundet për të shmangur një betejë për kujdestarinë mbi vajzën e tij me supermodelen Gigi Hadid.

Kjo vjen pasi ai nuk pranoi të kundërshtojë akuza të shumta për ngacmime kundër nënës së saj, Yolanda.

Dyshja thuhet se janë përplasur pas një fotografie që Yolanda kishte shpërndarë në Instagram, e cila padashur u dha fansave një pamje të fytyrës së fëmijës së tyre Khai.

Zayn, 28 vjeç dhe Gigi, 26, nuk e shfaqin kurrë fytyrën e vajzës së tyre publikisht.

Mbrëmë një bashkëpunëtor biznesi i Zayn në LA tha se ylli ishte “thellësisht i shqetësuar” për të ardhmen e familjes së tij.

Ata shtuan: “Gigi dhe ai janë bashkëprindër Khai, por ai do luftojë me çdo grimcë të trupit të tij mbi çdo supozim se ai ka probleme agresioni ose nuk mund t’i besohet se kujdeset për të.”

Gigi mund të dëshirojë që ai të jetë bashkëprindër, por nëna e saj mund të bëjë lëvizje ligjore brenda sistemeve gjyqësore për kujdestarinë.”

The Mirror sipas burimeve tregon se Gigi i kërkoi Zayn të kërkonte ndihmë për menaxhimin e zemërimit.

Një burim tha: “Gigi i kishte kërkuar Zayn që të merrte terapi para se të ndaheshin dhe donte që ai të merrej me problemet e tij”.

Më në fund Gigi Hadid ka thyer heshtjen e saj pasi u raportua se ajo është ndarë nga i dashuri i saj Zayn Malik, pas akuzave të nënës së saj Yolanda se ai e kishte goditur atë. Në një deklaratë një përfaqësues i saj ka thënë për ‘E! News’ se:

 

"Gigi është e fokusuar vetëm tek ajo që është më e mira për Khai-n. Ajo po kërkon privatësi gjatë kësaj kohe".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco