Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

'S’ia kam dëgjuar zërin këto ditë', Beatrix Ramosaj shpërthen në lot

'S’ia kam dëgjuar zërin këto ditë', Beatrix Ramosaj shpërthen në lot

17:45, 01/11/2021
A+ Aa A-

Beatrix Ramosaj është një nga banoret më të reja që u bë pjesë e “Big Brother Vip” gjatë javës së kaluar.

Këtij reality show iu bashkuan edhe dy personazhe të tjerë:Einxhel Shkira dhe Sara Berisha.

Megjithatë, edhe pse Beatrix ka vetëm pak kohë që është izoluar brenda shtëpisë së “BBV” ajo ka përjetuar një situatë mjaft emocionale që ka të bëjë më vëllanë e saj, Albanin.

Teksa në shtëpi u dëgjua një nga këngët e tij, artistja ka shpërthyer në lot sapo e ka dëgjuar.

“Jam shumë mirë vetëm që nuk ia kam dëgjuar zërin prej ditësh dhe mu duk e çuditshme, ja ha zemrën, sa shumë u gëzova, po qaj prej gëzimi”, ka thënë Beatrix e cila u ngushëllua nga Fifi dhe Semi të cilat e përqafuar për të ia larguar mërzinë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco