Çmimi i biletave të koncertit të Adele, irriton fansat: Ndihemi të varfër

Çmimi i biletave të koncertit të Adele, irriton fansat: Ndihemi të varfër

16:40, 01/11/2021
A+ Aa A-

Adele së fundmi publikoi një listë me datat e koncerteve në 2022 në Londër, që do të jenë shfaqjet e saj të para në Angli që nga viti 2017. 

Ajo do të performojë në Festivalin BST Hyde Park së bashku me Elton John, Duran Duran dhe Prl Jam.

Por, ajo që kundërshtojnë fansat e saj është çmimi i lartë i biletës.

Bileta më e lirë për koncertin kushton 90 paund dhe ata që duan një vend pak më të mirë do të duhet të paguajnë 112 paund.

Përveç biletave të rregullta, ka edhe bileta Gold, me çmim 274 £, ndërsa biletat Diamond kushtojnë 390 £. 

Biletat më të shtrenjta VIP kushtojnë 580 £.

Pasi kanë shpallur çmimet e biletave, fansat janë tërbuar, të cilët kanë ndarë indinjatën e tyre në rrjetet sociale.

“Nëse doni të ndiheni të varfër, shkoni dhe blini një biletë për këtë koncert. Adele, zemër, të dua, por nuk mund ta përballoj këtë biletë”, tha një fanse.

“Kam kaluar pesë ditë në Greqi për më pak para se sa kushtojnë këto bileta”, shtoi një tjetër.

Të rrallë kanë qenë ata, për të cilët çmimi për koncertin, nuk është i rëndësishëm dhe që mendojnë se këngëtarja e meriton.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco