Arsyeja/ Simon Cowell largohet nga ekranet televizive

Arsyeja/ Simon Cowell largohet nga ekranet televizive

13:37, 01/11/2021
A+ Aa A-

Ylli i TV-së, Simon Cowell ka marrë vendimin drastik për t’u larguar nga televizioni dhe për t’iu përkushtuar jetës personale dhe familjes së tij.

Për dy dekada me radhë, ai ishte prezent në ekran si një prej personazheve më të njohur në televizionet britanike dhe amerikane.

 

I pranishëm për 17 vite në “X Factor” dhe “Britain’s Got Talent”, do të zëvendësohet nga Gary Barlow për shfaqjen e tij të re ITV, ‘Walk The Line’.

62-vjeçari do të përfshihet si producenti ekzekutiv në vend që të shfaqet në ekran siç ishte planifikuar fillimisht.

Image

Ky vendim i ka dhënë fund një epoke të dominimit të ekraneve televizive, por Cowel është akoma i vendosur që të punojë në projekte televizive në të ardhmen.

“Kjo është një situatë ku unë kam vendosur se është e drejtë që unë të fokusohem në rolin tim si krijues dhe prodhues. Karriera muzikore e Gary-t është e pakrahasueshme dhe ne e njohim njëri-tjetrin prej kohësh tani, kështu që jam i kënaqur që ai po merr stafetën për mua për serinë e parë të “Walk The Line”. E di që ai do të bëjë një punë fantastike”, është shprehur Simon në një deklaratë pas lajmeve për largimin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco