Ngrihet aktakuzë ndaj menaxherit të Taynës, dyshohet se...

Ngrihet aktakuzë ndaj menaxherit të Taynës, dyshohet se...

13:15, 01/11/2021
A+ Aa A-

Rinor Hykollit i është vazhduar masa e paraburgimit si dhe është ngritur aktakuzë ndaj tij.

Menaxheri i Taynës akuzohet për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” bashkë me të pandehurin tjetër, Sh.Xh.


Ai gjendet nën masën e paraburgimit që nga 3 tetori.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë Themelore në Gjilan:
Image

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur aktakuzën kundër të pandehurve R.H dhe Sh.Xh, për shkak të veprës penale ‘’Lëndimi i rëndë trupor”.
Sipas aktakuzës, i pandehuri R.H, më 22 Korrik 2021, rreth orës 00:40 minuta, në diskotekën Stop, në Gjilan, me dashje dhe me përdorimin e dhunës, për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme, i ka shkaktuar lëndime trupore të dëmtuarit L.B, duke e goditur me dorezë të revoles në pjesën e pasme të kokës, e më pas e ka goditur me grushte në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit, të cilit i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore, për të cilat i njëjti ka kërkuar tretman mjekësor.
I pandehuri R.H, sipas kërkesës së prokurorisë gjendet nën masën e paraburgimit që nga data 03 Nëntor 2021 dhe me rastin e ngritjes së aktakuzës është propozuar që të njëjtit t’i vazhdohet masa e paraburgimit.
Ndërsa, i pandehuri Sh.Xh, me dashje ka ndihmuar në kryerjen e kësaj vepre penale, ashtu që me marrëveshje paraprake me të pandehurin R.H, e thërret të dëmtuarin L.B, duke e dërguar në vendin ku është kryer vepra penale.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco