Bajo ‘plas’ bombën: Kam bashkëjetuar me konkurrenten e ‘Për’puthen’

Bajo ‘plas’ bombën: Kam bashkëjetuar me konkurrenten e ‘Për’puthen’

11:15, 01/11/2021
A+ Aa A-

Ish-konkurrenti i “Për’puthen 3”, Bajo ka qenë i ftuar në emisionin “Expuls” ku ka zbuluar se ka pasur një histori me njërën nga vajzat e “Për’puthen 2”, por nuk preferoi që të jepte emër.

Bajo: Kam pasur një “Love Story” dhe e them ekskluzivisht këtu. Kam dashur ta them, por nëse do e thosha te programi i “Për’puthen” kushedi çfarë do më ndodhte, nuk do kisha dalë. Dy javët e para që unë kam hyrë në “Për’puthen” kam qenë akoma me atë. Kur ajo ishte në “Për’puthen 2” nuk kam qenë me atë.

 

Sharka: A ishte Shqipja?

Bajo: Jo!

Sharka: Ishte Sindi?

Bajo: Jo, jo. Larg qoftë!

 

Kujtojmë se në puntatën e kaluar të ‘Për’puthen Prime’ u diskutua një sekuencë që kishte ndodhur midis Hysen Ramaj (Bushi) dhe Bruno Shemshos.

Hyseni ishte revoltuar, duke kaluar deri në përballje fizike nga një koment i Brunos, të cilin ky i fundit mohoi ta ketë thënë.

 

Pjesë e gjithë kësaj u bë pjesë dhe Bajo, të cilin produksioni e përjashtoi pasi ai ndërhyri në konfliktin e tyre dhe kërkoi të përballej fizikisht me Hysenin për shokun e tij Bruno.

Bajo tha se nuk kishte pasur përplasje fizike me të, ndërsa Hyseni reagoi më herët për herë të parë rreth ngjarjes.

 

“Bajo me gojën e vet më ka thënë që është hedhur për të më mbajtur mua mos të bëja veprime të nxituara dhe produksioni e ka nxjerr sikur Bajo donte të më godiste mua që të kishte arsye për ta përjashtuar, megjithatë pres që Bajo ta shjegoj vetë këtë pjesë më mirë në të kundërt do e shpjegoj unë vet, sepse dhe unë jam habitur kur e pash atë pjesë në TV, sepse unë kisha ikur në atë moment dhe me Bajon s’kam pasur asnjëherë probleme, kunja apo ironi, përkundrazi”- ka shkruar Hyseni (Bushi).

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco