Nuk ishte muzika! Mc Kresha tregon ëndrrën e jetës që nuk e realizoi asnjëherë

Nuk ishte muzika! Mc Kresha tregon ëndrrën e jetës që nuk e realizoi asnjëherë

10:41, 01/11/2021
A+ Aa A-

Mc Kresha edhe pse është një nga reperët më të dashur shqiptarë është shumë hermetik rreth jetës

personale dhe fare miqësor me rrjetet sociale.

Ai po shijon në maksimum prindërimin pasi është bërë baba për herë të parë vitin e kaluar.

 

Bashkëshortja e tij Erzina solli në jetë një vogëlushe, për të cilën dyshja zgjodhi emrin Iza.

Familja e tyre po zgjerohet me një djalë pasi më herët emisioni “Prive” ka raportuar se partnerja e reperit është disa muajsh shtatzënë dhe këtë lajm po e mbajnë në fshehtësi të plotë.

 

Pasioni i tij nuk mbetet vetëm tek muzika, pasi dhe futbolli është një ndër gjërat që i pëlqen të bëjë më së shumti.

Ai ka qenë së fundmi i ftuar së fundmi në emisionin “Libero”, ku dhe ka treguar se ëndrra e tij e jetës që lidhet me këtë sport do mbetet e parealizueshme.

 

“Gjithë kohës kam imagjinuar veten nëpër stadiume të mëdha duke luajtur futboll, me tregu talentin tim. Edhe pse prej fëmijë kam pasur dëshirë me qenë portier. Kam ushtruar në klube të ndryshme si fëmijë dhe kam qenë i suksesshëm. Me kalimin e kohës në moshën 18 vjecare, kur unë do të kaloja në lojtar profesionist, kam pësuar një lëndim në gju, dhe ajo ka bërë që unë mos të luaj futboll, si profesionist”, tha MC Kresha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco