Pas milionave me bashkëpunimin e parë, Tayna dhe Ledri Vula po vijnë me një tjetër duet

Pas milionave me bashkëpunimin e parë, Tayna dhe Ledri Vula po vijnë me një tjetër duet

10:18, 01/11/2021
A+ Aa A-

Tre vite pas suksesit të këngës së parë, Tayna dhe Ledri Vula bëhen sërish bashkë për një tjetër hit.

Ka qenë reperja e cila ka ndarë disa nga foto të reja, duke etiketuar dhe artistin e njohur.

 

“A je hala”, ka shkruar Tayna duke nënkuptuar se po sjellin hitin e radhës.

“A je”, u publikua në dhjetor të vitit 2018 dhe numëron më shumë se 40 milionë klikime në “Youtube”.

 

Dyshja nuk ka dhënë detaje të tjera mbi titullin e këngës apo datën e lancimit.

Kujtojmë që Ledri pritet të sjellë së shpejti një këngë dhe me artistin e ri Bardhi, e cila do të titullohet “Copë Copë”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco