Pasi shkëmbyen puthjen në skenën e 'SNL', Kim Kardashian përsëri në krah të Pete Davidson

Pasi shkëmbyen puthjen në skenën e 'SNL', Kim Kardashian përsëri në krah të Pete Davidson

17:09, 31/10/2021
A+ Aa A-

Tetë muaj pas paraqitjes së kërkesës për divorc nga bashkëshorti i saj, reperi Kanye West, ylli televiziv, Kim Kardashian është parë me një mashkull të ri,  me të cilin ndau publikisht një puthje vetëm disa javë më parë.

Kardashian dhe ylli i “Saturday Night Live”, Pete Davidson, janë parë të kapur për dore teksa ishin në një slitë në fermën e frikshme Knott’s në Kaliforni.

Themelueses së SKIMS dhe komedianit iu bashkuan motra Kourtney Kardashian dhe i fejuari i saj, Travis Barker.

Barker dhe Davidson njihen me njëri-tjetrin përmes mikut të tyre të përbashkët Machine Gun Kelly.

Me gjithë spekulimet, burime për People kanë deklaruar se 41-vjeçarja dhe 27-vjeçari janë “thjesht miq”.

“Ata kanë të njëjtin rreth shoqëror, kështu që do të jenë së bashku herë pas here”, tha një burim.

Paraqitjet e tyre të fundit vijnë vetëm disa javë pasi Kardashian luajti së bashku me Davidson në një skenë për “SNL” ku të dy ndanë një puthje ndërsa ishin veshur si Princesha Jasmine dhe Aladdin.

Davidson ishte i fejuar më parë me këngëtaren, Ariana Grande, dhe më parë ka qenë në lidhje edhe me aktoren, Kate Beckinsale, Kaia Gerber (vajza e modeles së viteve ’90 Cindy Crawford) dhe yllin e Bridgeton, Phoebe Dynevor.

Që prej paraqitjes së kërkesës për divorc nga Kanye, Kardashian është përfolur se ishte në lidhje me prezantuesin e CNN, Van Jones, megjithatë të dy i mohuan akuzat.

West dhe Kardashian kanë mbetur të afërt që nga divorci i tyre dhe bashkë janë prindër të katër fëmijëve. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco