Me këtë veprim Hailey Bieber, sapo na tregoi se është fanse e madhe e Britney Spears

Me këtë veprim Hailey Bieber, sapo na tregoi se është fanse e madhe e Britney Spears

10:55, 31/10/2021
A+ Aa A-

Hailey Baldwin Bieber, është një nga modelet më të njohura në Amerikë. Përveç kësaj ajo sigurisht njihet dhe përflitet dhe nga romanca e saj me popstar-in Justin Bieber.

“Koncerti i parë në të cilin mora pjesë ishte i Britney Spears dhe se kam marrë veten ende”,- shkroi ajo në rrjetin social “Instagram”.

 

Hailey ka vendosur të bëhet si Britney Spears për eventin e nesërm të kostumeve “Halloween”. Fansat direkte kanë bërë krahasimin. Duke postuar foto të saj në krahasim me Britney.

Kujtojmë se pas shumë mundimesh, Britney Spears siguroi më herët një fitore të madhe në përpjekjen e saj të vazhdueshme për të larguar kujdestarinë 13-vjeçare dhe gjykata vendosi që babai i saj, Jamie P. Spears, të pezullohet menjëherë.

 

“Largimi është në interesin më të mirë të Britney Spears”, tha gjykatësja. “Situata aktuale nuk është e qëndrueshme”, shtoi ajo

Nëpërmjet një postimi në “Instagram”, artistja ka kërkuar drejtësi për kujdestarinë për plot 13 vite, që e ka konsideruar abuzive, ndërkohë që ka kritikuar familjen se e kanë lënduar me sjelljen e tyre.

 

“Është poshtëruese dhe është sikur çdo person me të cilin jam hapur ndonjëherë do të thotë se do të largohet menjëherë në një udhëtim për dy javë pas… Ok, e kuptoj… ata janë të disponueshëm për mua vetëm kur është e përshtatshme për ta. Epo unë nuk jam në në dispozicion për asnjë prej tyre tani.

Nuk më shqetëson të jem vetëm… dhe në fakt jam lodhur duke qenë kaq mirëkuptuese si Nënë Tereza… nëse jeni të vrazhdë me mua, atëherë ka mbaruar…paqe. Ky mesazh është për familjen time… që më lëndoi me thellë se ndonjëherë”, shkroi Spears në “Instagram”.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco