‘Mamaja më frenoi pasionin’/ Moderatorja e njohur rrëfehet për Halloween: Duhet të mbroni veten...

‘Mamaja më frenoi pasionin’/ Moderatorja e njohur rrëfehet për Halloween: Duhet të mbroni veten...

21:49, 30/10/2021
A+ Aa A-

Tema e mbrëmjes së sotme në Dance Reality Show-n “ T’ka mami yll” lidhet me festën e Halloween.

Teksa moderatorja Ilda Bejleri ka prezantuar anëtaren e jurisë, Riselda Sejdia ka ndarë edhe disa sekrete nga jeta private, lidhur dhe me vëllain e saj Bledi Bejleri.

“Edukimi i fëmijëve përmes kërcimit është një gjë shumë e bukur. Mbi të gjitha kam përshtypjen që duhet të shoqërojë çdo fëmijë. Unë mbaj mend e vogël që vëllai im dëshironte të bëhej futbollist dhe unë balerinë. Ndërkohë mamaja më frenoi në këtë pasion”, është shprehur ajo.

Ilda ka theksuar se kanë ardhur kohë shumë të vështira dhe në jetë duhet të luftosh, veçanërisht në balet.

“Ka ardhur kohë shumë e vështirë, duhet të mbroni veten. Unë jam rritur në këtë botë. Nuk kam qenë vetë balerinë, por kam parë që gjithmonë ambicia e madhe të ndihmon të bëhesh një profesionist i vërtetë dhe “lufta” nuk do të mbarojë kurrë në jetë, qoftë në profesionin ku jemi ne, qoftë në profesionin ku keni zgjedhur të bëheni balerinë”, përfundoi ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco