FOTO/ Fifi nuk përmbahet, shpërthen në lot për Granitin

FOTO/ Fifi nuk përmbahet, shpërthen në lot për Granitin

21:40, 30/10/2021
A+ Aa A-

Nga të gjitha situatat e krijuara në shtëpi, ndarjen e banorëve në grupe dhe marrëdhënia e komplikuar me Granitin ka bërë që Fifi të shpërthejë në lot.

Gjatë një bisede të bërë me Beatrix ajo ka thënë hapur se e pëlqen Granitin por ata nuk mund të jenë asgjë më shumë se shokë.

Ndër të tjera ajo shfaqi hapur xhelozi për Sheilën dhe Semin të cilat duke e ditur që Graniti i sheh vetëm si shoqe, pa u bërë 24 orë që kur u tha kjo, ato kishin nisur ta ngacmonin.

“Unë nuk kam luajtur me këtë njeriun këtu. Më pëlqen shumë me të vërtetë. Ama unë me të nuk funksionojmë. Ne funksionojmë si shokë. Unë dhe ky lidhje nuk mundemi dhe kemi bërë ‘deal’ që me mbet shokë. Hala nuk ishin bërë 24 orë dhe çohen 2 shoqet e mia duke e ngacmuar këtë. Ke të drejtë, por pse po e ngacmon? A më ke shoqe? Ndërkohë më parë kemi bërë debat, ne nuk ia ngacmojmë shoqeve as atë me të cilin ka folur me të”, është shprehur Fifi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco