Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ E vërteta e narko-shtetit të Ramës

FOTO/ Një javë pas vrasjes në sheshxhirim, shfaqet për herë të parë Alec Baldwin

FOTO/ Një javë pas vrasjes në sheshxhirim, shfaqet për herë të parë Alec Baldwin

20:03, 30/10/2021
A+ Aa A-

Aktori Alec Baldwin është shfaqur tepër i mërzitur ndërsa është fotografuar me familjen e tij në New England, një javë pasi aksidentalisht vrau kineasten Halyna Hutchin gjatë xhirimeve të filmit të ri.

Baldwin është shfaqur me fëmijët e tij dhe gruan në një qytet të vogël në verilindje fundjavën që lamë pas.

Aktori 63-vjeçar shihet në tension dhe i mërzitur ndërsa porosit ushqim për familjen e tij.

Ai ka qenë bashkëpunues me policinë e Santa Fe-së në New Meksiko, derisa hetimet për këtë janë duke vazhduar.

Baldwin ishte duke xhiruar në filmin Rust ku ai aksidentalisht vrau 42-vjeçaren.

Në armën që ai përdori kishte një fishek të vërtetë, ndërsa policia ende nuk e di shkakun e kësaj tragjedie.

Sherifi, Adam Mendoza tha të mërkurën që askush nuk do të përjashtohet nga akuzat kriminale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco