FOTO/ Modelja e 'nxehtë' huton rojet dhe nxjerr të ëmën nga burgu

FOTO/ Modelja e 'nxehtë' huton rojet dhe nxjerr të ëmën nga burgu

19:14, 30/10/2021
A+ Aa A-

Një modele e njohur erotike kolumbiane në Instagram përballet me burg pasi ka ndihmuar në arratisjen e nënës së saj, duke u marrë mendjen gardianëve të burgut me format e saj bombastike.

Modelja Aída Victoria Merlano, është ndaluar tashmë nga policia dhe po gjykohet aktualisht, teksa më parë pozonte e zhveshur dhe e prangosur në kopertinat  e revistave erotike. Aída Merlano Rebolledo, nëna e modeles, u arratis disa javë pasi mori dënimin me 15 vjet në një burg të kryeqytetit kolumbian Bogota.

Në vitin 2019, Aída Merlano, asokohe 38-vjeçare, u bë senatore e vendit, por shpejt u shkarkua nga autoritetet me akuza manipulimi të votave, korrupsion dhe armëmbajtje pa leje.

Autoritetet me pas prezantuan në gjyq pamjet e pabesueshme ku Aída Merlano shihej duke zbritur murin e ndërtesës me një litar të kuq, teksa shikohej nga kalimtarët e shokuar.

Mes konfuzionit të skenës, ish-politikania e dënuar hipi më pas prapa një motoçiklete që drejtohej nga një burrë i veshur si shpërndarës picash.

Gjatë periudhës tre-muijore të arratisë së nënës, Aída Victoria ndërkohë ka përfituar nga fama e re duke shtuar abonimet e saj në rrjetet sociale e duke dhene intervista.

Modelja e Instagram është shfaqur në kopertinën e një reviste, ku shihet e zhveshur me një palë pranga në duar, ndërsa diçitura poshtë fotos thoshte: “Bija e kongresmenes së arratisur rrëfen mëkatet.”

Gjithsesi nëna e saj Aída Merlano u kap më në fund në vendin fqinj Venezuelë.

Kësaj jave nisën gjyqet e Aída Victoria dhe një dentisti që kishte ndihmuar në arratisjen, të cilët mund të përballen me dënime të ashpra nëse shpallen fajtorë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco