'E kisha shumë të vështirë t’i tregoja Albanit!'/ Beatrix Ramosaj kujton të atin e ndjerë

'E kisha shumë të vështirë t’i tregoja Albanit!'/ Beatrix Ramosaj kujton të atin e ndjerë

16:05, 30/10/2021
A+ Aa A-

Beatrix Ramosaj ka folur në “Big Brother VIP” për një nga momentet më të vështira që ka kaluar: për ndarjen nga jeta të babait të saj. Kënëgtarja nisi të fliste në dhomën e grimit  së bashku me Sahrën, Arjolën, Einxhelin dhe me Beniadën.

Ramosaj tha se e ka pasur shumë të vështirë që t’ia tregonte këtë gjë Albanit, vëllait të saj, i cili nuk ia kishte idenë se çfarë po ndodhte në familjen e tyre. Ato e kishin dërguar këngëtarin tek halla, ndërkohë që Beatrix mundohej që çdo ditë të vizitonte të atin në spital, ku ndodhej në koma.

Pjesë nga biseda:

Sarah: Sa vjeç ke qenë ti Trixa?

Beatrix: 15 vjeç, në vit të parë. Albani ka qenë më i vogël. Atë e kam vujt më shumë. Kam qenë vetëm unë në spital në dhomë. Ka dhënë shpirt në duart e mia. Albanin e kishim çu te halla.

Sarah: Sa vitediferencë keni?

Beatrix: Një vit e gjashtë muaj, a tre muaj, s’po më funksionon memoria tani.

Sarah: Albani i ka bërë 25?

Beatrix: Po, po.

Sarah: Qenka peshk, si motra ime. Po ti Trix 27 a 28?

Beatrix: 27 i mbusha në qershor. Nuk e kam vujt në atë moment për veten, sa e kam vujt për Albanin. Atë natë kemi nejt në spital, në Prishtinë. Babi qe në koma. Deri në moment të fundit, ata s’donin me më lon se e vogël… Pjesën më të vështirë e kam pas si me ia thon Albanit.

Imagjino, edhe mami stres… Unë sa kisha fillu me u bo shok me babin. Sa kisha fillu me kuptu gjonat. Isha në gjimnaz. ‘Trix’ tha ‘bone naj kafe turke’. Unë e vogël bona një kafe turke. Kishim një tavolinë të bardhë në kopsht në Llapashticë. ‘Trix i babit’ më tha, ‘nëse e gjen një djalë duhesh mu me ardh me më thon të parin’. Edhe unë ‘ok, babi’.

Sa kishte dal koha e internetit. Në Llapashticë nuk kishte njeri, e kishte sjellë kompjuter se gjithmonë ka qenë i fiksuar pas teknologjisë. Albanit ia ndërronte ata telefonat e vjetër një herë në javë. Kishte qejf shumë. E na i mësonte ato me telefona me kompjutera. Kemi pas laptop që në 200-shin, që na e kishte sjellë nga Gjermania dhe shkruante aty gjëra. Kishte dal MSN atëherë edhe vinte mçeftas me pa me çin po flisja. Shumë serioz ka qenë, shumë i drejtë. Unë i kam ngjajt, e kam kokën…

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco