Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët protestojnë përpara parlamentit, policia blindon godinën

Motra Granitit sqaron postimin e bujshëm dhe tregon bisedën me motrën e Fifit

Motra Granitit sqaron postimin e bujshëm dhe tregon bisedën me motrën e Fifit

11:20, 30/10/2021
A+ Aa A-

Marrëdhënia e Granitit me Fifin ka qenë shumë e komentuar së fundmi dhe për këtë ka reaguar edhe motra e Granitit, Genta Cana.

Pak ditë më parë ajo ripostoi një status ku shkruhej se Graniti pëlqen Semin dhe është e lumtur që e ka larguar nga vetja Fifin.

"Vella rri i qete, u lehtesove nga ajo e cmendur, shpetove nga ajo e semure mendore, psikopate, manjake dhe nje njeri shume i ulet e i vogel", shkruhej në postimin e Gentës.

Pas stuhisë në rrjete sociale gjatë javës, Genta ka folur për "Prive", duke sqaruar deklaratën e saj dhe duke treguar bisedën me motrën e Fifit. 

"Graniti pasi ka parë takimin e Donaldit me Borën, mbase për një moment i thirri mendjes dhe kuptoi që nuk po ndjen diçka më shumë për Fifin. Disa e kanë paragjykuar pse i ka çuar lule te krevati, pse e ka përqafuar, por unë mendoj se Graniti i ka bërë këto në formë kujdesi se nuk dashurohet njeriu për një javë. Është munduar t'ja kthejë kujdesin se dhe ajo i ka ndjenjur gati me larjen e rrobave, me ushqimin. Graniti as nuk i kishte premtuar Fifit që do të marr në shtëpi te mami, as i ka premtuar që do fejohen", tha Genta.

Sa i përket postimit, moderatorja sqaroi:

"Unë nuk i kam thënë ato fjalë, nuk i mendoj, për më shumë që jam femër nuk ma lejon etika të dal me atë deklaratë të shëmtuar dhe të ndyra për një person publik. Unë jam shumë feministe dhe i përkrah femrat. Jam femër vetë, jam nënë e një vajze dhe vajza e një nëne që ka sakrifikuar. Instagramin tim e menaxhon dikush tjetër dhe i kisha dhënë lejen të ripostojë çdo postim për Granitin. Kur e pashë pas 40 minutave postimin u shokova dhe menjëherë e kam hequr. Nëse ato fjalë do ishin të miat do i mbaja deri në fund. U sqarova dhe me motrën e Fifit dhe i shpjegova si rrodhi ngjarja", tregoi Genta. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco