Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët protestojnë përpara parlamentit, policia blindon godinën

Shtatzënë për herë të parë? Reagon partnerja e Olsi Bylykut

Shtatzënë për herë të parë? Reagon partnerja e Olsi Bylykut

13:57, 28/10/2021
A+ Aa A-

Egli Tako, partnerja e Olsi Bylykut ka zbuluar një nga pyetjet më të shumta që ndjekësit i bëjnë në rrjete sociale është:  “Kur do të bëni fëmijë?

Ajo është shprehur se për momentin nuk e mendojnë diçka të tillë, por pas tre a katër vitesh.

Ditën e djeshme, ajo publikoi një foto në Instastory ku shfaqej duke pozuar me një nga mikeshat e veta, me rastin e ditëlindjes së saj.

Ajo kishte veshur një palë pantallona të zeza dhe një këmishë të gjerë që të jepte iluzionin se Tako kishte shtuar në peshë.

Kjo është përkthyer nga disa ndjekës si “shtatzëni”, prandaj kanë nisur t’i shkruajnë Eglit në “inbox” për ta uruar. Aktorja vendosi të publikojë një nga mesazhet që i kishin nisur, në të cilin shkruhej:

“Dukesh më e bukur se asnjëherë. Më duket se të paska dhënë një nur shumë të bukur shtatzënia, të shkëlqejnë sytë. S’ka gjë më të bukur dhe më të shtrenjtë. Urime yll! Mbarë e mirë çdo gjë!”.

Krahas mesazhit, Egli shkroi: “Po mekem, po vdes”, shoqëruar me emoji duke qeshur me lot.

Kështu, artistja nënkuptoi se nuk është shtatzënë dhe nuk po pret një fëmijë me Olsin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco