Futbollisti i parë që e pranon: Jam futbollist dhe homoseksual

Futbollisti i parë që e pranon: Jam futbollist dhe homoseksual

18:13, 27/10/2021
A+ Aa A-

“Jam futbollist dhe jam homoseksual”.

Këto ishin fjalët e shkruara në një postim në rrjetet sociale për të zbuluar prirjet e tij seksuale, nga Joshua Cavallo, lojtar i Adelaide United në Australi.

 

“Sot jam gati të flas për diçka personale, për të cilën ndihem rehat për herë të parë në jetën time.

Jam krenar që e them publikisht se jam gay.

Ka kaluar kohë, që kur erdha në këtë pikë në jetën time, por s’mund të isha më i lumtur me vendimin tim për ta thënë hapur. Kam luftuar me seksualitetin tim për 6 vite rresht tani dhe jam i lumtur që do e vendos në qetësi.

 

Njerëzit që më njohin personalisht e dinë se jam person privat. Duke u rritur, gjithmonë ndihesha të fshehja veten sepse jam i turpëruar. I turpëruar se asnjëherë nuk do bëja çfarë të doja duke qenë gay. Gjithmonë kam dashur të luaj futboll që fëmijë dhe të trajtohen njësoj”, tha ndër të tjera futbollisti.

 

Joshua gjithashtu postoi një video të quajtur: E vërteta ime.

Ai bëhet kështu lojtari i parë në aktivitet që pranon hapur që është homoseksual.

 

Këtë e ka bërë më parë ish-mesfushori i Gjermanisë, Thomas Hitzlsperger, por në vitin 2014, një vit pasi kishte lënë zyrtarisht futbollin e luajtur.

Bota e futbollit i ka dalë menjëherë në mbështetje, me shumë lojtarë që kanë shprehur përkrahjen e tij, mes të cilëve Gerard Pique dhe Antoinne Griezmann.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco