'Prindërit u ndanë, s’kishim shtëpi ku të rrinim'/ Granit Cana rrëfen periudhën më të vështirë në jetën e tij

'Prindërit u ndanë, s’kishim shtëpi ku të rrinim'/ Granit Cana rrëfen periudhën më të vështirë në jetën e tij

14:56, 27/10/2021
A+ Aa A-

Granit Cana dhe Semi Jaupaj mbrëmjen e djeshme, kur të gjithë konkurrentët e tjerë ishin në gjumë nisën të bisedonin me njëri-tjetrin.

Ish-futbollisti i rrëfeu këngëtares një nga momentët më të vështira që ka klauar në jetë, atë të ndarjes së prindërve.

Cana zbuloi se ishte vetëm 14 vjeç kur prindërit e tij u divorcuan, dhe figura e babit i ka munguar shumë në shtëpi.

Sipas konkurrentit, babi i tij u martua me një grua tjetër me të cilin ka dhe një djalë.

Ai ka shtuar se pas ndarjes, së bashku me nënn dhe motrën u larguan për në Zvicër, por nuk kishin as shtëpi as para ër të jetuar.

“Jam kom në tetë vjeçare kur janë ndarë prindërit. Që nga ajo moshë jam rrit pa prezencën e babit. Babi është martu me gruan e dytë, ka bërë një djalë me atë. Kurse unë jam rrit me amin edhe motrën. Prej asaj moshe, vetëm unë jam mashkulli aty.

Shumë i vogël kam qenë. Ka pas momente të them të drejtën kur e ndjeja shumë mungesën e tij. Nuk takoheshim, Ka qenë situatë e vështirë, sepse në Zvicër ka pas probleme me shtetin edhe kur erdhëm në Prishtinë unë ndejta me mamin edhe më pas nuk ka kontribu shumë në familjen tonë.

Mami për këtë arsye them gjithmonë që është sakrifica jonë. Kur kemi shku në Zvicër, 18 vjeç ka lind motrën, 20 vjeç, mu. Edhe përveç ne të dyve ka qenë edhe vëllai i vet 15 vjeç. Mamit i ka rënë tre persona me i rrit se edhe daja nën moshë. Babi ka pas probleme me shëndetin, kurse mami ia ka dalë vetë për tre vjet.

 Pesë vite s’e ka parë nënën e vet se atëherë s’ka pas telefona. Më kujtohet një moment kur kam qenë me motrën duke prit jashtë dhe në një moment mami nisi të qajë me të madhe. Në s’e dinim ça ka ndodh. Pa në lajme që i vdiq mami edhe pesë vite nuk e kishte parë.

Mas luftës, mami vendosi që të kthehej, se edhe babi ka pas probleme me shtetin. Kur u kthym, u ndanë prindërit. Unë dhe motra me mamin deshëm me shku me jetu te gjyshi, babi i mamit, se s’kishim ku me nejt. Derisa nisi mami dhe daja me punu përkthyes dhe me para arritëm me ble një banesë. Sot pas 22 vitesh e maj men atë banesë në Prishtinë”,- rrëfeu Graniti.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco