Meqënëse nuk është e infektuar me COVID, çfarë po ndodh me shëndetin e Mbretëreshës Elizabeth?

Meqënëse nuk është e infektuar me COVID, çfarë po ndodh me shëndetin e Mbretëreshës Elizabeth?

14:50, 27/10/2021
A+ Aa A-

Me pikatore janë informacionet që Pallati i Buckingham jep në lidhje me shëndetin e Mbretëreshës Elizabeth e cila pas një shtrimi një ditor në spital vendosi të mos marrë pjesë në Samitin e OKB-së për klimën COP26 në Glasgow, me rekomandimin e mjekëve të saj.

Monarkia britanike 95 vjeç po pushon në Kështjellen Windsor, duke kryer vetëm detyra të lehta.

Fakti që mbretëresha Elizabeth së fundmi po ecte me shkop ka shkaktuar komente për gjendjen e saj shëndetësore.

Përveç kësaj, sipas gazetës britanike “Daily Mail”, javën e fundit mbretëresha Elizabeth nuk po e shijon shëtitjen e përditshme me qentë e saj, pasi mjekët e saj i rekomanduan pushim.

Megjithatë, fakti që Pallati Buckingham vonoi të zbulonte trajtimin e saj për herë të parë që nga viti 2013, ka ngritur pikëpyetje dhe kritika për mungesën e transparencës së pallatit.

"Pas një rekomandimi që asaj t'i jepet pushim, Mbretëresha do të kryejë detyra të lehta në Kështjellën Windsor. Madhëria e saj vendosi me keqardhje të mos shkojë në Glasgow për të marrë pjesë në pritjen e COP26 të hënën, 1 nëntor," tha pallati, disa ditë pasi Elizabeth duhej të shtrohej në spital gjatë natës.

Dje ajo bëri angazhimin e saj të parë zyrtar që nga qëndrimi në spital, duke mbajtur dy telekonferenca për të mirëpritur ambasadorët e rinj në Britani nga Koreja e Jugut dhe Zvicra.

Mbretëresha Elizabeth, e cila vitin e ardhshëm do të festojë 70- vjetorin e saj në fron, vazhdon të kryejë shumë detyra publike.

Ajo mund të mungojë në Konferencën e Klimës që fillon në Glasgow të hënën, por ajo do t'ju drejtohet delegatëve përmes një mesazhi të regjistruar, sipas pallatit.

Në konferencë do të marrin pjesë trashëgimtari i fronit britanik, Princi Charles dhe djali i tij i madh, Princi William .

Pak ditë më parë, Mbretëresha Elizabeth refuzoi të merrte çmimin  “E moshura e vitit ”  me arsyetimin se nuk plotësonte “kriteret përkatëse”.

E gjithë kjo tregon se monarkia nuk duket se po i lë pas dore detyrat, të paktën për momentin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco