Mendonte se do të ndaheshin, Jonida Vokshi flet për periudhën e vështirë në çift

Mendonte se do të ndaheshin, Jonida Vokshi flet për periudhën e vështirë në çift

13:14, 27/10/2021
A+ Aa A-

Jonida Vokshi është një nga personazhet publikë më të dashur të showbiz-it shqiptar.

Bukuroshja është bërë pjesë e ekranit në një moshë shumë të re dhe duhet thënë se është ndër vajzat e televizionit që nuk ka prekur asgjë në portret që nga fillimi i karrierës.

Jo më kot është cilësuar si një nga moderatoret e aktoret më simpatike dhe vazhdon ende të mbajë këtë titull që është bërë nënë e një vajze.

Ajo dhe Besnik Krapi kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë, dhe janë prindër të një vajze të quajtur Emi, me fotot e së cilës na ëmbëlsojnë herë pas here.

Mirëpo dhe ata si çdo çift kanë pasur periudhat e tyre të vështira, gjë të cilën Jonida e ka treguar së fundmi në emisionin “Natën me Aulonën”.

“Ne e kemi nisur marrëdhënien në distancë. Akoma vazhdon, po tani është ndryshe. Ne jemi shumicën e kohës bashkë. Në fillim ka qenë në distancë edhe nuk ishte aspak e lehtë, ndonjëherë mendoja se po humbte ajo që kishim nisur dhe po përpiqeshim ta mbanim”, tha Jonida.

Ndër të tjera ajo tregoi se përpara se të njihte Besnikun, nuk mendonte asnjëherë se do kishte një lidhje në distancë, të cilën e refuzonte gjithmonë.

Mirëpo fati asnjëherë nuk do t’ia dijë dhe ja ku janë të dy më të lumtur se asnjëherë pasi në familjen e tyre ka ardhur një bekim me emrin Emi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco