Kjo është arsyeja pse Megan Markle dhe Princi Harry nuk e lejuan djalin e tyre të bëhej kont

Kjo është arsyeja pse Megan Markle dhe Princi Harry nuk e lejuan djalin e tyre të bëhej kont

10:23, 27/10/2021
A+ Aa A-

Princi Harry dhe Megan Markle vendosën që djali i tyre Archie të mos merrte titullin që ishte menduar për të.

Ndërsa disa pajtohen me arsyet e tyre, të tjerë mendojnë se është një qëndrim arrogant.

Ka vite që spekulohet për titujt mbretërorë të Archie, dhe së fundmi Lilibet, fëmijët e Princit Harry dhe Megan Markle. Që

kur Archie ka lindur në vitin 2018, madje edhe tani, disa muaj pas lindjes së motrës së tij, interesi për fëmijët e familjes mbretërore ka ardhur në rënie dhe posaçërisht është interesant çështja e titujve të tyre (të paqenë).

Kur Megan lindi Archie, u spekulua dhe supozohej se ajo do të merrte titullin e princit, por kjo nuk ndodhi.

Vetë Megan nxiti thashethemet se kishte të bënte me "ngjyrën e lëkurës së djalit", në një intervistë që i dha Oprah Winfrey-t në fillim të vitit, megjithëse pallati i mohoi ashpër ato akuza.

“Nuk ka lidhje me ngjyrën e lëkurës. Sipas protokollit mbretëror të paraqitur nga Mbreti George V, vetëm ata që janë në vijën e trashëgimisë mund të marrin titullin princ apo princeshë”, tha burimi.

Ditët e fundit për këtë ka folur biografi mbretëror dhe eksperti i familjes Andrew Morton.

Ai tha se Megan dhe Harry vendosën që Archie të mos merrte asnjë titull.

Çifti mund të zgjidhnin titullin e nderit të Earl of Dumberton për djalin e tyre, për të cilin ata nuk ranë dakord. 

Domethënë, ata hoqën dorë nga frika se mos talleshin me djalin. 

Fjala dumb (Dumbarton) në anglisht do të thotë "budalla", gjë që prindërit nuk e pëlqyen, kështu që ata hoqën dorë nga ky titull për djalin e tyre, zbuloi Morton.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco