Lajmi i fundit

LIVE SYRI TV/ Këndi i Pano Sokos

E trishtë/ Vanessa Bryant: Vdekjen e burrit dhe vajzës e mora vesh nga rrjetet sociale

E trishtë/ Vanessa Bryant: Vdekjen e burrit dhe vajzës e mora vesh nga rrjetet sociale

21:04, 24/10/2021
A+ Aa A-

Vanessa Bryant, e veja e Kobe Bryant, ka thënë se për herë të parë për vdekjen e bashkëshortit të saj ka marrë vesh përmes rrjeteve sociale, nga lajmërimet që i kanë shkuar në telefon të cilat thonin “RIP Kobe”.

Si pasojë ajo është duke paditur Departamentin e Sherifit të Los Angjelosit për shkelje të privatësisë dhe për neglizhencë.

Vanessa thotë se oficerët kanë shpërndarë fotografi nga skena e aksidentit, duke përfshirë trupat e Giannas dhe Kobës.

“Unë po e mbaja telefonin sepse po tentoja të kontaktoja me burrin tim dhe të gjitha ato mesazhe filluan të vinin në telefon duke thënë ‘pusho i qetë Kobe.

Jeta ime kurrë nuk do të jetë e njëjtë pa burrin dhe vajzën time”, ka thënë ajo.

Ylli i basketbollit ka vdekur bashkë me vajzën e tij 13-vjeçare Gianna dhe shtatë të tjerë në aksidentin me helikopter në janar të 2020-ës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco