Lajmi i fundit

E RËNDË/ Banesa u përfshi nga flakët, ndërron jetë 12-vjeçarja në Gjirokastër

Bruno ‘mollë sherri’/ Hyseni dhe Bajo përjashtohen për konfrontim fizik

Bruno ‘mollë sherri’/ Hyseni dhe Bajo përjashtohen për konfrontim fizik

09:36, 24/10/2021
A+ Aa A-

Në emisionin “Përputhen” u përjashtuan Hysen Ramaj dhe Bajo. Hyseni ose i njohur ndryshe Bushi ka pasur një konfrontim fizik me Brunon.

Shkak është bërë një fjalë e Brunos, ku sipas Hysenit ky i tha “E dimë shumë mirë se ç’bën ti për kamera”.


Hyseni ka menduar se ky koment i Brunos është bërë për dhuratën që ai ka bërë ndaj Nikut.

Bruno mohon që e ka thënë këtë gjë dhe kërkoi të hapeshin kamerat.

 

Ndërkohë Hyseni i kërkoi falje publikut dhe produksionit, por jo Brunos pasi sipas tij ai mohon fjalët që ka thënë dhe nuk e meriton atë falje.

Hyseni tregoi se i kishte vënë kusht autores, Olsa Muhametit, që ose ai ose Bruno duhet të qëndronin në program. Olsa nuk e kishte pranuar këtë lloj kushti dhe i kishte thënë të largohej.

 

Hyseni dhe vetë kishte marrë vendimin të largohej, por dhe vendimi i produksionit ishte përjashtimi i tij.

Bruno gjatë gjithë kohës ishte shumë i qetë, pavarësisht se Hyseni e kishte ofenduar dhe nga familja.

 

Pjesë e gjithë kësaj u bë dhe Bajo, i cili tha se Hyseni e kishte provokuar gjatë javës, por edhe u nxeh kur ai i përmendi familjen Brunos, të cilin e ka shok dhe e mbrojti.

Për shkak se situata u agravua, Bajo u përjashtua.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco