Lajmi i fundit

Vrasja e ish-deputetit Pashko Ujka, jepet masa e sigurisë për dy të arrestuarit

Wow! Ja sa do të shpenzojë Paris Hilton për dasmën e saj

Wow! Ja sa do të shpenzojë Paris Hilton për dasmën e saj

16:53, 23/10/2021
A+ Aa A-

Biznesmenia 40-vjeçare, Paris Hilton, do të lidhë martesën me Carter Reum më 11 nëntor dhe të premten çifti publikoi zyrtarisht regjistrin e tyre në Gearys, me artikujt që arrijnë në rreth 60,000 dollarë.

Ndër artikujt më të shtrenjtë në listën e dëshirave të Parisit është një pjatë Hermes prej 500 dollarësh, një tabaka festash Christofle prej 985 dollarësh, një vazo Baccarat prej 4885 dollarësh, e të tjera.

Ka gjithashtu një llambë Baccarat prej 990 dollarësh dhe një gotë vere kristal prej 355 dollarësh.

Ajo po planifikon ta kthejë dasmën e saj në një shfaqje të paharrueshme mode dhe ka vendosur që ceremonia të zgjasë plot tre ditë! Po po, siç e lexuat!

Sipërmarrësi i saj zbuloi se Paris do të ndryshojë dhjetë herë gjatë fundjavës së dasmës, kur të martohet me të fejuarin e saj Carter Reum.

Do të jetë si një udhëtim tre-ditor. Kam planifikuar shumë, “tha Paris e ftuar në ‘The Tonight Show’

Paris dhe Carter u fejuan në shkurt të këtij viti pasi konfirmuan romancën e tyre në prill 2020, dhe shijuan një festë të përbashkët beqarie në Las Vegas në fillim të këtij muaji.

Çifti vizituan një numër vendesh të jetës së natës pasi fluturoi me një avion privat, duke përfshirë Resorts World Las Vegas, ku çifti qëndroi. Festa vazhdoi edhe në klubin e natës Zouk.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco