Të gjithë presin nisjen e romancës me Granit Canën, por Fifi puthet në buzë me Palomën

Të gjithë presin nisjen e romancës me Granit Canën, por Fifi puthet në buzë me Palomën

16:05, 23/10/2021
A+ Aa A-

Ndërsa të gjithë presin puthjen e parë mes Fifit dhe Granit Canës, për tu konfirmuar si çifti i parë në Big Brother, kjo ka ndodhur mes këngëtares dhe Palomës.

Fifi dhe moderatorja u puthën në buzë në oborrin e shtëpisë së Big Brother, në prani të modelit, Sabianit dhe Ardit Çunit.

Pasi këngëtarja ndau cigaret dhe po largohej së bashku më Sabianin për tu futur brenda banesës, ajo ka shkëmbyer puthje miqësore me Palomën.

Ndërkohë Fifi dhe Granit Cana priten të jenë çifti i parë i formuar në BB VIP, pasi të dy i kanë shprehur dashurinë njëri-tjetrit, madje mes tyre ka pasur edhe doza xhelozie.

Mirëpo, deri tani asnjëri prej tyre s’ka marrë hapin e parë për të shkuar drejt puthjes, pasi kërkojnë të njohin më mirë njëri-tjetrin përpara se të marrin ndonjë hap të gabuar.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco