Ye (Kanye West) po hap një shkollë të re me emrin e mamasë së tij

Ye (Kanye West) po hap një shkollë të re me emrin e mamasë së tij

14:43, 23/10/2021
A+ Aa A-

Reperi Kanye West, i cili së fundmi ndërroi zyrtarisht emrin e tij në Ye, po hap një shkollë të re të cilës do t’i vendosë emrin e mamasë së tij, Donda.

Ashtu si albumi i tij i fundit “Donda” edhe shkolla do të quhet “Donda Academy” dhe do të jetë një ndërthurje mes besimit dhe basketbollit.

Akademia e re do të hapet në Kaliforninë Jugore, madje është rënë dakord që në këtë shkollë të transferohen disa prej basketbollistëve më të vlerësuar të shkollave të mesme në SHBA.

Një basketbollist i ri premtues, Jakhi Howard, konfirmoi lëvizjen e tij në shkollë në Instagram, duke shkruar:

“Unë do të transferohem në Kaliforni dhe do të transferohem në Akademinë Donda.”

Për më tepër, Akademia Donda ka planifikuar ndeshjen e parë. Ajo do të luajë në turneun e basketbollit të djemve The Battle në Dallas më 12 nëntor në Coppell High.

Përsa i përket reperit, le të ndalemi sërish tek ndryshimi i emrit të tij, që habiti botën.

Ky emër përveçse është një shkurtim i emrit të tij aktual, ka dhe një kuptim shumë të rëndësishëm për reperin.

“Besoj se ‘ye’ është fjala më e përdorur në Bibël dhe në Bibël do të thotë ‘ju’. Kështu unë jam ti, unë jam ne, jemi ne. Nga Kanye, që do të thotë i vetmi, thjesht në Ye, që është thjesht një reflektim i të mirës sonë, të keqes sonë, konfuzitetit tonë, çdo gjë”, u shpreh reperi në vitin 2018-të teksa ishte duke folur në një intervistë për albumin e tij me të njëjtin emër.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco