Hailey Bieber: Mbesa e Alec Baldwin është e shkatërruar nga tragjedia në xhirimet e ‘Rust’

Hailey Bieber: Mbesa e Alec Baldwin është e shkatërruar nga tragjedia në xhirimet e ‘Rust’

09:59, 23/10/2021
A+ Aa A-

Një ditë pasi xhaxhai i saj, Alec Baldwin qëlloi aksidentalisht dhe vrau kineasten Halyna Hutchins në xhirimet e filmit të tij “Rust”, Hailey Bieber komentoi ngjarjen e rëndë.

Në një postim në mediat sociale, modelja 24-vjeçare tha se ndihej zemërthyer për vdekjen e parakohshme të Hutchins.

“I shpreh ngushëllimet e mia familjes së Halyna Hutchins. Kjo është një tragjedi vërtet e paimagjinueshme dhe shkatërruese. Mendimet e mia shkojnë gjithashtu për Joel Souza teksa ai rikuperohet. Unë jam absolutisht zemërthyer për të gjithë që janë përfshirë.”, shkroi modelja.

Hutchins vdiq menjëherë pasi u qëllua nga Baldwin në Bonanza Creek Ranch, pranë qytetit të Santa Fe në New Mexico. Regjisori i filmit, gjithashtu u lëndua dhe kaloi disa orë në spital. Vetë aktori reagoi duke thënë se nuk kishte fjalë për të përcjellë tronditjen dhe pikëllimin për tragjedinë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco