‘Të njoh nga zëri’, gazetarja shqiptare rrëfen si i ka zhgënjyer fansat: Më mendonin bionde dhe...

‘Të njoh nga zëri’, gazetarja shqiptare rrëfen si i ka zhgënjyer fansat: Më mendonin bionde dhe...

17:38, 22/10/2021
A+ Aa A-

Shumica e moderatorëve dhe gazetarëve më të njohur e kanë nisur karrierën në radio dhe jo më kot; thuhet se nëse ia del në radio, mund t’ia dalësh kudo.

Imagjinata e gjithsecilit prej nesh shtohet vazhdimisht duke përfytyruar se kush mund të fshihet pas këtij zëri që na përkëdhel veshin në radio.

 

“Të njoh nga zëri”, ishte tema që u diskutua në emisionin “Shqipëria Live” ku në lidhje “Skype” ishte gazetarja e njohur, Gerta Heta.

Kjo e fundit është zëri i parë i ‘Top Albania Radio’ që e hapi më 14 shkurt të vitit 1998.

 

Gerta tregoi se ka pasur njerëz që mendonin që ishte bionde vetëm nga zëri.

“Kishte njerëz që më mendonin për bionde. Në imagjinatën e tyre më kishin menduar ndryshe dhe u dola krejt ndryshe. Zëri është dhuratë nga Zoti, por nëse do të kisha bërë trajnim për zërin nuk do të isha këtu ku jam. Këtu tingëlloj ndryshe e në mikrofonin e radios më ndryshe”, tha gazetarja.

 

Më pas ajo shprehu se është më komode në radio se sa në televizion.

“Në radio është më mirë. I ngre këmbët në tavolinë, nuk më shikon njeri, pastaj unë nuk shquhem për ndonjë imazh të kuruar në jetën time të përditshme. Është më komode në radio”, përfundoi Heta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco