Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Edi Rama 'litarin në fyt' profesioneve të lira

Harrojeni Andin/ Jasmin Kadriu në një lidhje me Erik Fullanin? Ja detajet

Harrojeni Andin/ Jasmin Kadriu në një lidhje me Erik Fullanin? Ja detajet

17:14, 22/10/2021
A+ Aa A-

Ish-protagonistja e “Përputhen”, Jasmina Kadriu, edhe pse nuk është më pjesë e programit vazhdon të komentohet për jetën e saj private.

Ajo ka treguar se pas marrëdhënies me Andin, që nuk shkoi ashtu siç ajo priste, ka nisur një lidhje të re, ndonëse nuk e ka zbuluar identitetin e të dashurit të saj.

 

Mirëpo, së fundmi në mediat rozë, përflitet se i dashuri i saj mund të jetë Erik Fullani, djali i ish-Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani.

Dhe në fakt, kjo jo pa arsye, pasi ndjekësit kanë vënë re disa detaje që i kanë bëtë të dyshojnë.

Image

Image

Jasmina dhe Eriku e ndjekin njëri-tjetrin në “Instagram”, por deri këtu nuk ka asnjë vend për dyshim, pasi ata mund të jenë edhe miq, ose thjesht të njohur.

Por, muaj më parë, Jasmina u shfaq në një video ‘live’ të Erikut, ku dhe dërgoi një puthje publikisht.

Image

Ndërkohë, ndjekësit kanë vënë re se jo pak herë, ata veshin të njëjtat rroba, ‘hoodie’ kryesisht.

Si të mos mjaftonte kjo, në foton e fundit të publikuar në “Instagram, Jasmina shihet teksa pozon para një maike tip “Audi”, e cila duket e njëjtë me atë të djalit të Fullanit.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco