Emocionohet Elia Zaharia: Ndihem e...

Emocionohet Elia Zaharia: Ndihem e...

16:26, 22/10/2021
A+ Aa A-

Si sot një vit më parë, Elia Zaharia dhe Princ Leka u bënë prindër për herë të parë.

Dyshja u bekuan me një vajzë, të cilës i vendosën emrin Geraldinë, si stërgjyshja e saj.

 

Çifti po e shijon në maksimum të voglën dhe nuk ngurojnë të ndajnë herë pas here momente së bashku me të voglën e shtëpisë.

Së fundmi, ajo ka ndarë në “Instagram” disa foto familjare, të shoqëruara me një dedikim majft emocionues, ku ka theksuar se nidhet humb e bekuar nga Zoti.

 

 “Si sot një vit më parë patëm takimin më të rëndësishëm në jetë, atë takim që pritet si asnjë tjetër! Kur e mora në krahë për herë të parë mu duk se Zoti ishte atje me ne! Sot vogëlushja jonë u bë 1 vjeç, e unë e shoh dhe përlotem kur mendoj sa shpejt iku ky vit i parë, më i bukuri dhe më intensivi i jetës sime! Prej një viti jam tjetër njeri, e bekuar nga Zoti që më bëri mamin e bebe Geraldinës! Prej një viti e kam zemrën plot dashuri, aq sa dua ti përqafoj të gjitha bebet e botës. Bebet janë prova që parajsa ekziston dhe na është dhuruar mbi tokë! Nuk ka fjalë që të shprehin urimet e mia për ty engjëll pushverdhë, por ajo që lutem më shumë është të rritesh e shëndetshme, me zemër të bardhë dhe e rrethuar me dashuri! Jeta qoftë bujare me ty vogëlushja ime e ëmbël! Mjalti i zemrës sime”, ka shkruar ajo krahas fotove.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco