Si u shkrep arma që tronditi Hollivudin? Kështu u vra djali i Bruce Lee

Si u shkrep arma që tronditi Hollivudin? Kështu u vra djali i Bruce Lee

10:15, 22/10/2021
A+ Aa A-

Hollivudi dhe mbarë bota u tronditën nga lajmi se aktori i njohur, Alec Baldwin ka vrarë aksidentalisht një kineaste në sheshin e xhirimit të filmit të ri uestern me titull ‘Rust’.

Aktori 68-vjeçar qëlloi me një armë që duhej të kishte fishekë manovër, duke vrarë drejtoreshën e fotografisë, 42-vjeçaren Halyna Hutchins dhe duke plagosur rëndë regjisorin Joel Souza, 48 vjeç.

Aktori u shoqërua nga autoritetet policore në Santa Fe, ku u mor në pyetje për ngjarjen e rëndë. Ai u lirua më vonë pa asnjë akuzë, ndërsa hetimet vazhdojnë.

Baldwin u fotografua duke qarë, teksa fliste në telefon me dikë pasi doli nga rajoni policor.

Por pyetja që mbetet është se kush e kishte mbushur armën që qëlloi për vdekje? TMZ raporton se arma është mbushur nga dikush tjetër në set, ndaj shtohen dyshimet nëse ai ka futur aty plumba të vërtetë apo manovër.

Policia bëri të ditur se nga arma kanë dalë ‘predha’, por pa bërë specifikime të mëtejshme. Mediat e specializuara thonë se ka raste kur armët me plumba manovër kanë shkaktuar viktima.

Një rast i tillë është regjistruar në vitin 1993, kur djali i aktorit Bruce Lee, u vra gjatë xhirimeve të filmit ‘Korbi’. Brendon Lee ishte 28-vjeç, kur u vra nga një armë që duhej të kishte plumba manovër. Por një pjesë e plumbit manovër kishte ngecur në tytë- më pas ajo u qëllua duke u kthyer në plumb fatal për jetën e aktorit të ri.

Familja e Brendon Lee ka shprehur ngushëllimet për ngjarjen e fundit, duke theksuar se është e patolerueshme që njerëzit të vriten në setin e xhirimit.

ImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco