Suarez hedh dritë mbi të vërtetën e tradhëtisë së Icardit: Ai është gënjeshtar...

Suarez hedh dritë mbi të vërtetën e tradhëtisë së Icardit: Ai është gënjeshtar...

12:16, 21/10/2021
A+ Aa A-

Duket se nuk ka fund telenovela “Ikardi-Uanda Nara- Çina Suarez”.

Aktorja argjentinase Suarez nëpërmjet një postimi në profilin e saj në rrjetin social “Instagram”, ka shkruajtur se sulmuesi i PSG-së është një gënjeshtar dhe se të gjithë ofendojnë vetëm atë:

“E shkruaj këtë tekst për të ndaluar gjenjeshtrat, dhunën dhe ndërtimin e një historie të manipuluar. Është e lehtë të më bësh të ndihem keq. Çmimin e mbështetjes së imazhi të një familjeje të lumtur e paguaj unë, jo një burrë që ka qenë irracional apo që ka bërë një gabim.

Çdokush që përfiton nga kjo situatë në kurriz të jetës dhe karrierës sime personale do të paditet për informacion të rremë. Ajo që ndodhi është një situatë që unë nuk e kam filluar, nuk e kam nxitur apo provokuar. Shumë fyerje që kanë ardhur dhe gënjeshtrat qarkullojnë për të heshtur përsëri.

Unë nuk mbaj përgjegjësi, për mua dhe për të gjitha gratë që përdoren dhe gjykohen. Duhej të lidhesha me burra duke besuar atë që thonin nga goja e tyre që janë të divorcuar ose janë duke u divorcuar. E ndjej që kjo situatë është një ‘Deja-Vu’ që e paguaj me reputacion personal.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco