U kritikua se puthi djalin në buzë, Almeda Abazi ka përgjigjen epike për ndjekësen

U kritikua se puthi djalin në buzë, Almeda Abazi ka përgjigjen epike për ndjekësen

10:44, 21/10/2021
A+ Aa A-

Almeda Abazi, bukuroshja shqiptare që jeton në Turqi, është tashmë nënë e dy fëmijëve.

Gjtihsesi, ajo gjithmonë ka treguar marrëdhënien e veçantë me djalin e saj Efehan, duke ndarë shpesh momente me të nga përditshmëria.

Një rast i fundit ka qenë puthja në buzë me djalin, veprim i cili gati gjithmonë ngjall debate dhe polemika në rrjet, nëse është një veprim i duhur apo jo.

Një nga ndjekëset e Almedëz e ka kritikuar këtë veprim dhe Almeda i është përgjigjur:

“A mësim të mirë po ju jepni këtyre fëmijëve bre, bravo ju qoftë juve nonave moderne tash. Spo ku ki me e puth veç në gojë a? Turp”, - shkruan ajo.

“Hë se ty po të prisja mi Arjanita të na mësosh pak si të bëhemi mami”, - iu përgjigj Arbenita.

Kujtojmë se për shkak se i është përkushtuar maksimalisht fëmijëve të saj, të birit Efehan dhe të bijës Alina, Almeda i ka lënë pak pas dore projektet televizive.

Mesa duket fansat ia kanë ndjerë mungesën dhe i kanë kërkuar vazhdimisht që t’i rikthehet televizionit.

Së fundmi, në një intervistë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, njëri nga ata e ka pyetur se kur do e shohim sërish në ekran.

“Nuk e di akoma… Ndoshta një ditë përsëri. Më mungoni’, është përgjigjur ajo duke mos dhënë një përgjigje konkrete.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco