Sipas Megan Fox është shumë e vështirë të jesh grua

Sipas Megan Fox është shumë e vështirë të jesh grua

20:29, 20/10/2021
A+ Aa A-

Megan Fox mendon se është “shumë e vështirë të jesh grua”.

Aktorja 35-vjeçare dha një intervistë për Elle, ku ndërsa foli për koleksionin e saj të ri të veshjeve, inkurajoi gratë të veshin gjithçka që i bën ata të ndihen mirë dhe të mos shqetësohen për opinionet e të tjerëve.

“Kjo është këshilla ime më e mirë për këdo: vishni atë që ju bën të ndiheni mirë dhe mos u shqetësoni për atë që njerëzit e tjerë thonë se si dukeni.”, tha aktorja.

“Natyrisht, kjo është një gjë vërtet e ndërlikuar edhe për mua, sepse kam dismorfi të trupit, kështu që unë e shoh veten ndryshe nga sa më shohin njerëzit e tjerë.

Dhe përfundimi është, është shumë e vështirë të jesh grua. Është vërtetë e vështirë apo jo? Ne jemi armiqtë tanë më të këqinj, kështu këshilla ime më e mirë është vetëm ta përqafosh atë dhe të dish se ke lirinë për t’u shprehur. Dijeni këtë dhe pastaj jepini leje vetes për ta bërë këtë”, u shpreh Fox.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco