Sfida e radhës e Robert Alias, një film për 48 orë

Sfida e radhës e Robert Alias, një film për 48 orë

14:24, 20/10/2021
A+ Aa A-

Për të folur për projektin e tij festivalin e fimit ’48 orë’ Robert Aliaj ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’.

Në lidhje me këtë projekt ai u shpreh:

Është krijuar një komunitet shumë i mirë, ka pjesmarrës kineast të mirë nga gjitha trevat shqiptare që kanë ardhur dhe është një komunitet shumë kreativ. Mund të them se janë djem dhe vajza të rinj ambicioz që bëjnë pak thelbin si të thuash e atij grupi alternativ që mund të ketë Tiranë. 48 orëshi sjell një dinamik tjetër sjell përveç faktit që njerëzit mund të humbasin kohën për të bërë një film por dhe një mundësi të një përfaqësimi internacional. 48 orëshi sjell dhe një dimension tjetër në jetën sociale të njerëzve. Dhe në këtë sens nuk ka humbje. Domethënë njerëz që studiojnë ëndërrojnë të bëhen kineast dhe nuk kanë qejf të bëjnë një film nuk e kuptoj këtë. Unë për vetën time nuk e kam kuptuar ndonjëherë të jem pikturonjës dhe mos të pikturoj. Dua të them të gjithë e gjemë veten brenda profesionit dhe të ëndërrave tona dhe duhet ato ti bëjmë realitet. 48 orëshi ta jep këtë shans dhe kohë shkurtësia e cila është e parapërcaktuar 48 orëshe e bënë akoma më magjike sepse sjell një dimension tjetër. Sjell një nevojë që kanë shqiptarët për të mbaruar gjërat sepse ne jemi popull nuk dua ta ekzagjeroj jemi popull pak dembel. Kemi qejf të fillojmë projekte por ti mos i mbarojmë. Ndërkohë këtu është kusht mbarimi dhe është si të thuash një proces edukimi kinematografik që kanë nevojë të gjithë sepse kemi kineast shumë të mirë por kineastët vetë e dinë që kanë shumë projekte në sirtare të filluar të pa mbaruar dhe këtu nuk bëhet fjalë për të mos e mbaruar sepse është qëllimi kryesor dorëzimi pas 48 orësh. Pastaj filmi më i mirë shpërblehet shumë dhe shpërblimet janë se unë besoj tek meritrokacia dhe besoj tek nevoja që ka komuntieti artistik për investime dhe për tu mbështetur. Dhe nuk them që këtë që po e bëjmë ne si 48 orësh është një gjë që e zgjidh fare fare. Është një mesazh që këta njerëz që ne kërkojmë të na përfaqësojnë denjësit dhe të ngrenë pak nivelin tonë se jemi dobët.

Pikërisht tek kjo fraza dua të ndaloj tani 'Jemi të dobët'. Gjithë e dimë qasjen tëndë publike ndaj fenomeneve të aktualitetit , ajo që është jeta jonë sociale, qytetaria e Tiranës dhe Shqipërisë. Pavarësisht kritikave tua të ashpra ashtu si me komunitetitn artistik dhe me komunitetin urban të Shqipërisë duket sikur sa do je i mllefosur ,qortues kritikues ashtu dhe nuk humb ansnjëherë entuziazmin për tu përpjekur dhe për një mundësi tjetër, për një projekt tjetër, për një hap tjetër.  A e ndjeni këtë tek vetja apo është refleks automatik dhe nuk e kupton këtë që e bën? ishte pyetja e drejtuar nga moderatori Falvio Qarri. 

Robert Aliaj: Absolutisht që kjo është automatike, por është dhe e vërtetë sa the, sepse është si familje kjo. Unë kam qenë vetë i ri, i pasionuar, doja të bëja shumë gjëra, ëndërroja dhe isha në një kontekst tjetër fare, diktatura, limitet, rreziqet e të gjitha këto që i kemi stërthënë. Sot nuk janë këto. Sot ka vështirësi të tjera. Unë besoj se kjo, një person në rastin tim me qenë se po flasim për këtë gjë, të afrojë diçka për të tjerë në nevojë ose për një komunitet artistësh, që kanë pasion, ëndrra e të gjitha po nuk i realizojnë dot. Është një gjë e mirë dhe këtu automatikisht futesh si të thuash në petkun e një prindi që edhe pse i zhgënjyer nuk do të thotë gjë. Mund të zhgënjehemi por duhet të vazhdojmë. Kjo është shumë e rëndësishme, se sa jemi ne të vendosur për ta vazhduar këtë. Ky “48Orësh” është 13 vjet në Shqipëri dhe kënaqem kur vërej që në të gjitha studiot në Shqipëri, filmike, televizive ke 48Orësh dhe kanë dalë artistë jashtëzakonisht të talentuar.

Flavio Qarri: Kjo do të ishte pyetja ime e radhës. A ke marrëdhënie, a i konsideron kolegë ata që kanë dalë nga “48orëshi”, a ruan raporte me ta, i ke takuar në projekte e vende të tjera?

Robert Aliaj: Gjithmonë kolegë, Flavio, gjithmonë kolegë. Gjithmonë, janë çuna që i jap dhe më japin, e kupton?!

Flavio Qarri: Po shikoj foto në këto momente,  aktorë të tjerë. Një promo duhet të jetë e “48Orëshit”...

Robert Aliaj: Këtu ...ka shumë personazhe, ndoshta nuk janë në atë spot, por që janë njerëz shumë të talentuar, që kur japin kontribut gjigant nëpër televizione, në kinema, nëpër studio filmime, me produksione të ndryshme filmike ose televizive, reklama…është një gjë e mirë. Është një shkollë “48Orëshi”. Po marrëdhënia me këta njerëz është speciale, sepse janë të gjithë të pasionuar dhe kjo më lidh shumë fort me këta njerëz. Janë shumë energjikë, shumë ëndërrimtarë prandaj dhe kam kërkuar gjithmonë të ketë një shpërblim sa vjen edhe më interesant, më sinjifikativ, më domethënës në kuptimin që u jep atyre mundësinë të blejnë një kamera psh. që është shtrenjtë, të blejnë pajisje, që të kenë komoditet. U jep një lloj komiditeti njerëzve që duan të fillojnë këtë gjë.

Flavio Qarri: A do të ketë një tematikë këtë vit?

Roberti: Është e lirë. Unë respektoj mendimin dhe perceptimin e njerëzve që shoh aty. Absolutisht e respektoj dhe madje e mbroj me fanatizëm këtë gjë po kur vjen puna te tematika unë shpeshherë e kam tendencën të them dy tre gjëra, që të jemi sa më kontemporanë në kuptimin e realitetit me të cilin ne jetojmë. E shoh këtë si detyrim për artistët në veçanti që ne duhet të shprehim, shqetësime të kohës që ne jetojmë. Kjo më bën që unë t’u jap atyre disa këshilla rreth tematikës, rreth fokusit, ku duhet të fokusohemi si çështje. Pastaj nga pjesa  tjetër ata janë të detyruar të respektojnë rregullat që janë, unë u jap atyre elementet e filmit, personazhet, emrat, u jap një frazë filmike, u jap një element filmik që është një “prop”, mund të jetë një çakmak, një fletëvotimi e manipuluar... çdo gjë që pasqyron diçka nga realiteti shqiptar. Dhe ata, me këto elemente ndërtojnë atë historinë që e kanë vetë në kokë.

Flavio Qarri: Dakord atëherë ta kujtojmë për gocat dhe çunat që po na ndjekin në këto momente. Sidomos vajzave,  kineasteve tona të reja, u bëjmë ftesë për “48Orëshin” nga data 12 – 14 nëntor. Do të jetë ndoshta “48Orëshi”  nga të parët dhe më interesantët e karrierës dhe jetës së tyre, apo jo?!

Roberti: Është interesante në fakt si dinamikë , si ngjarje, është shumë intensive dhe në marrëdhënie me njeri tjetrin ndodhin shumë gjëra të bukura...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco