Janë 4! Zbuloni nominimet e kësaj jave në Big Brother Vip

Janë 4! Zbuloni nominimet e kësaj jave në Big Brother Vip

09:16, 20/10/2021
A+ Aa A-

VIP-at e Big Brother Vip sot nominuan më pak të preferuarit e tyre. Semi dhe Paloma kalojnë në nominim nga banorët. Ndërsa iliri si lider kishte imunitet dhe i duhej të zgjidhte ai dy emra për nominim.
Ai zgjodhi: Kledin dhe Fifin, por banorët e tjerë ndërhyn dhe thanë se ata u morën vesh, kështu që ai zgjodhi më pas Arditin.

Vetë ai në dhomën e rrëfimit tha Semin dhe Donaldin, por nuk mund të nominonte ata që tashmë kishte thënë.

Kujtojmë se Semi dhe Iliri patën një debat. Iliri po qeshte me Donaldin dhe Semi i tha për çfarë po qeshni që të qeshim e ne.
Iliri i tha se nuk rri dot pa Donaldin më shumë se 2 minuta, Semi nuk e priti mirë dhe i nxorri gishtin e mesit.

Ilir: Kush nuk jep respekt nuk mund të kërkoj, është femër. Nuk jemi shok, thjesht banorë të një shtëpie.
Semi: Ishte në formë shakaje, ky në shtëpi ka bërë lloj lloj shakash dhe pak si seksuale.
Ilir: Çne? Çfarë gjërash? Se mendon ti që e kanë mendjen meshkujt te ty, nuk është ashtu.
Semi: Bëra shaka, kërkova falje, nuk e pranoi faljen, okej s’ka gjë.
Ilir: Ti je kalama, mendon se kam bërë shikime seksuale ndaj teje? Nuk ta fal, je shumë larg meje. Unë bëra 1 batutë që ty të dogji aq shumë.
Donald: Unë e mora si shaka. Po mqs ky e mori kaq seriozisht po i kthehem dhe unë seriozisht. Ti Ilir me Semin e ke tepruar shumë. Kur ajo kërcente para pasqyrës po thoje: hë si është kjo, shihe si është kjo.
Ilir: Ti bën avokatin e Semit. A do reagoje për një femër tjetër kështu?
Donald: Nuk e prisja këtë nga ty plako, mendoja se e kishte marrë me shaka. Kur ben shaka prit shaka.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco